Rep-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur të pauzojë pak nga muzika, kështu duke u arratisur për pushime në Maldives.
Së fundmi nga këto pushime, Ledri, ka ndarë një eksperiencë mjaft të veçantë në profilin e tij në rrjetin social Instagram. Në një video të publikuar në këtë rrjet, shihet artisti duke u hedhur me parashutë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Do t’i them fëmijëve të mi ky ishte supermeni”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e videos së publikuar, më pas duke shtuar një koment “Kur thojnë a ki me ra najher? Unë:”.
Rep-artisti ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë atij komente pozitive.
Ndryshe, “M’ke harru” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun është projekti i fundit muzikor i rep-artistit. Kënga deri më tani numëron mbi 7 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/