image Kështu i zbuloni me shpejtësi ndjekësit e rremë në Instagram

Botë

Internet/ Kështu i zbuloni me shpejtësi ndjekësit e rremë në Instagram

news image

Të gjithë shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, kanë dëshirë të kenë numër sa më të madh të miqve apo ndjekësve, ndërsa disa shkojnë më larg, duke paguar për të pasur numër sa më të madh ndjekësish.

Por, shfrytëzuesve të zakonshëm, nuk iu nevojitet asnjë ndjekës i rrejshëm, meqë mund të jetë pjesë e ndonjë sistemi teknologjik, që punon në mënyrë të automatizuar, transmeton Telegrafi.

Kur ndiqet ndonjë llogari, krijohet mundësia që e njëjta ta ndjekë edhe ata dhe të shtojë ndjekës për vete. Apo që me lidhjen e krijuar, të dërgojë mesazhe të ndryshme për reklamim.

Shfrytëzuesit e Instagramit, duhet të dinë mënyrën se si t’i zbulojnë me lehtësi ndjekësit e rrejshëm, që t’i largojnë prej listës, sa më parë që është e mundur.

Pëlqimi i një pas njëshëm i fotografive tuaja, apo të tjerave që janë në platformë, lë të kuptohet se është një sistem automatik, që vetëm bënë pëlqime.

Aktiviteti njerëzor vërehet kur ka shumë komente të njëjta apo të ngjashme, nëpër të gjitha fotografitë, por që nuk e bën këtë ndjekës aspak të vërtetë.

Kur mendohet se ndonjë llogari është e rrejshme, duhet të vizitohet dhe të shikohet aktiviteti në të. Mungesa e fotografi dhe ndjekësve tjerë, janë faktorët e parë, që tregojnë se nuk është e vërtetë.

Nëse ka fotografi dhe nuk duket të vërteta, mund të provohet opsioni i Google për fotografi, që mund të dërgojë në ndonjë llogari tjetër, apo ueb-faqen origjinale ku është marrë.

Disa kanë edhe fotografi të vërteta dhe të realizuara mirë, por në mesin e tyre janë edhe produkte në lirim, që ofrohen për shitje.

Llogaritë pa fotografi, si dhe vetëm me ndonjë emër dhe disa numra, që iu ndjekë dhe pëlqen fotografitë vazhdimisht, është koha ta largoni përgjithmonë.

Mirëpo, ka mundësi që dikush t’i ketë të gjitha këto, vetëm se është i dobët në Instagram dhe nuk di se si të përshtatet më mirë.