Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Diellza Hoti, ka shkruar dedikim tejet prekës për nënën e saj Armendën, e cila u vra në Prizren muajin e kaluar.
“Një muaj pa ty dhe akoma ndjehet joreale. Një muaj pa telefonata, asnjë tekst, pa përqafime. Si mund të jetë? Ka netë që nuk fle. Ka netë që zgjohem në djersë, lotët më bien poshtë fytyrës dhe zemrës sime. Ka ditë kur e detyroj veten të ngrihem nga shtrati … E ka ditë që përpiqem të kujtoj se je akoma këtu. Mundohem të shpresoj që kjo është një ëndërr e keqe. Unë do të jepja çdo gjë që ai varr të mos jetë i juaji. Do të ipja çdo gjë për t’iu parë përsëri. Unë do të jepja çdo gjë për të mbështetur krahët përreth jush dhe për t’u mbajtur fort. Si do ta jetoj pjesën tjetër pa ty? Është shumë e dhimbshme!!! Te dua shumë Mam”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, për vrasjen e Armendës është arrestuar ish-burri i saj Bajram Velija, atij i është caktuar edhe masa e paraburgimit.