image Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan i telefonon Kurtit, diskutojnë për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Politikë

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan i telefonon Kurtit, diskutojnë për zgjedhjet serbe të 3 prillit

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin special të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet.

Lajmin e bëri të ditur vetë Chollet, i cili tregoi se në këtë bisedë kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e Serbisë.

Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kanë pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, ka shkruar Chollet.

/GazetaSinjali/