image Këshilltari i Thaçit: Sveçla ka më shumë raste penale sesa hyrje-dalje nga Kosova

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Thaçit: Sveçla ka më shumë raste penale sesa hyrje-dalje nga Kosova

news image

Adil Behramaj, këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur menjëherë ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili sot gjatë një konferencë për media tha se presidenti ka thyer protokollin e shtetit me vizitën e tij në Shqipëri dhe nëse ka qenë në një veturë me Behgjet Pacollin gjatë kthimit nga Shqipëria ai duhet t’i nënshtrohet karantinës.

Behramaj madje edhe është tallur me Sveçlen, duke thënë që në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten, kurse në këto tjerat po duket si një kadet i papërvojë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ushtrues Detyre është dhe mendon që presidenti i jep llogari kah shkon e çfarë bën, po me qenë përnjëmend ministër ky?! Në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten. Në këto tjerat po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor. Por, kur Sveçla dhe soji i tyre po flasin tash për respektimin e ligjeve, të cilët si cuba politikë me precedentë penalë gati 20 vjet janë fshehur skutave dhe nuk i janë përgjigjur asnjëherë drejtësisë, epilogu këtu nuk ka fare moral politik”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/