image Këshilltari i Thaçit: Në letrat ndërkombëtare Kurti po e amniston Serbinë

Kosovë

Diplomaci/ Këshilltari i Thaçit: Në letrat ndërkombëtare Kurti po e amniston Serbinë

news image

Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po u ankohet ndërkombëtarëve për kundërshtarët e tij politikë në Kosovë, kurse po e amniston Serbinë, ndikimin rus e kinez në Ballkan, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Behramit në letrat që Kurti ua ka dërguar kryeqyteteve botërore, ai flet për armiqtë e tij të brendshëm politikë dhe e preanton vetës si zgjidhja e të gjitha problemeve në botë.

“Këto letra, të dërguara në mënyrë klandestine në kryeqytetet e botës bazohen në paranoja dhe flasin ekskluzivisht për armiqtë e brendshëm të Kurtit, të cilët synojnë rrënimin dhe përmbysjen e tij! Pa ia kërkuar askush, Kurti në këto letra u rrëfehet liderëve botërorë sesi ai është zgjidhja e krejt problemeve, derisa kundërshtarët politikë janë problemi që pamundësojnë gjetjen e të gjitha zgjidhjeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Këshilltari i presidentit të vendit thotë se në këto letra Kurti e amniston Serbinë se dhe ndikimin rus e kinez në rajon.

“Në këto letra, Kurti amniston fushatën serbe për çnjohje dhe përpjekjet për destabilizim të rajonit nga Kina dhe Rusia. Përmbajtja e këtyre letrave përbën një skandal diplomatik, një precedent të rëndë dhe, për shumë përfaqësues të shteteve që i lexojnë ato, një paradoks, të cilin po e përjetojnë për herë të parë”, ka shkruar ai.

Behrami thotë se në këto letra, Kurti udhëheq një kamanjë të dezinformimit për gjendjen në Kosovë dhe për oponentët e tij politikë.

“Albin, unë i kam lexuar të gjitha letrat – është koha që ato t’i lexojnë edhe qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/artan.behrami/posts/10158253581518149