Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka shkuar në takim presidentit Hashim Thaçi.
Këshilltari i presidentit, Artan Behrami ka thënë për Gazetën Sinjali se Kurti fillimisht ishte pajtuar ta takojë Thaçin në Presidencë, por këtë takim e ka anuluar pak para takimit.
“Kabineti i Kurtit fillimisht e ka konfirmu takimin për orën 13:00, më pas i njëjti kabinet e ka anulu këtë takim përpara orës 13:00”, ka thënë Behrami.
Kurti më herët tha se si kryetar i LVV-së nuk ka interes dhe gatishmëri ta takojë Thaçin, ndërsa tha se si kryeministër e ka obligim. /Gazeta Sinjali/