image Këshilltari i presidentit: Mungesa e Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i presidentit: Mungesa e Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre

news image

Derisa është duke vazhduar seanca për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e saj nuk është presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Por mosprezenca e tij nuk ka bërë që ai mos të përmendet pasi që vendimet e marra nga Qeveria e udhëhequr nga ai vite më parë, janë bërë pjesë e debateve gjatë replikave mes deputetëve të kësaj legjislature, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë ka reaguar këshilltari politik i presidentit, Adil Behramaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook-ut, thotë se mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e deputetëve aty.

”Është e ditur që mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre. Është e ditur edhe që gjysma e këtij Kuvendi, duke u marrë me Hashim Thaçin janë bërë deputetë. Por, nuk ka qenë e ditur që mungesën e tij po e ndjejnë kaq shumë edhe këta vetë! ”, shkruan ai./GazetaSinjali/

Është e ditur që mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre. Është e ditur edhe që gjysma e…

Posted by Adil Behramaj on Wednesday, March 25, 2020