Këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Jetlir Zyberaj, ka publikuar disa lista me 117 emra të shkruar në alfabetin cirilik, shkruan Gazeta Sinjali.
Zyberaj thotë se këta janë përgjegjës për mbi 3 mijë të vrarë dhe të zhdukur në komunën e Gjakovës, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Këta mercenarë serbë, siç dëshmohet edhe nga dokumentet, i përkisnin njësive “PJP – Posebne Jedinice Policije”, të cilat njihen për krimet makabre që i kanë bërë në komunën e Gjakovës, ku llogariten gjithsej mbi 3 mijë të vrarë dhe të zhdukur. Shumë prej këtyre emrave në këto lista janë serbë që kanë jetuar para luftës në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Zyberaj në Facebook.
Ai thotë se për këto krime ish MUP-i serb në Gjakovë ata i ka paguar me një mesatare prej 96 dinarë në ditë ose rreth 40 marka të asaj kohe./Gazeta Sinjali/
Do te dalin para drejtësisë, me çdo kusht. Shteti serb ka kryer një nga krimet më të rënda në Gjakovë. Ajo angazhoi…
Posted by Jetlir Zyberaj on Thursday, January 7, 2021