image Këshilltari i ministrit të Hotit e paraqet Kosovën në hartë si pjesë të Serbisë

Kosovë

Këshilltari i ministrit të Hotit e paraqet Kosovën në hartë si pjesë të Serbisë

news image

Dragan Repanoviq, i cili është këshilltar për çështje ligjore në ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Kosovës që udhëhiqet nga Dalibor Jevtiq, e ka paraqitur Kosovën në hartë si pjesë të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një fotografi të publikuar përmes llogarisë së tij në Facebook në vitin 2016 shihet emblema e shtetit serb e vendosur në hartën e Republikës së Kosovës.

Repanoviq sipas të dhënave të fundit të publikuara në web-faqen e ministrisë, që nga viti 2015 është sistemuar në ministrinë që është udhëhequr nga anëtarët e minoritetit serb.

Ai së pari ishte emëruar këshilltar i jashtëm në këtë ministri në kohën kur Jevtiq po udhëhiqte me këtë ministri, kurse paraprakisht kishte shërbyer edhe si këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Istogut. /Gazeta Sinjali/