Asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri ka thënë se Kosova vazhdon të jetë vendi që u ka kushtuar kujdesin më të madh qytetarëve krahasuar me vendet e tjera të rajonit, shkruan Gazeta Sinjali.
Beqiri në një postim në profilin zyrtar në Facebook i ka publikuar disa statistika të numrit të testimeve, të të infektuarve dhe të atyre me fatalitet si shkak i pandemisë së koronavirusit dhe në të gjitha këto statistika Kosova del me numrin më të ulët, krahasuar me vendet e rajonit.
“Në matjet e nxjerrura nga Ubo Consulting, bazuar në statistikat e përditshme të platformës “Ëorldometer” dhe në ëebfaqet e institucioneve përkatëse qeveritare, për 100,000 banorë Kosova ka numrin më të lartë të testimeve, numrin më të ulët të infektuarve dhe numrin më të ulët me fatalitet”, ka shkruar ai.
Tutje, Beqiri ka shtuar se kujdesi nga ana e qeverisë nuk do të mungojë në këtë kohë pandemie.
“Urojmë dhe lutemi që kjo të vazhdoj. Kujdesi nga ana e Qeverisë nuk do të mungoj. Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia na njoftoi sot se 7,000 teste kanë mbërritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe është inicuar kërkesa për furnizimin me 10,000 teste të tjera. Këtë luftë do ta fitojmë vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/