image Këshilltari i Konjufcës: Ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate

Politikë

Këshilltari i Konjufcës: Ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate

news image

Shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka reaguar në lidhje me shpenzimet e deputetëve për derivate.

Ai, pa përmendur emra ka thënë se ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate, e janë tërhequr nga këto siç i ka quajtur ai, beneficione, tek tash.

“Ka deputetë të cilët kanë shpenzuar mbi 25,000 euro për derivate, pa dashur paragjykuar se a jetojnë në Prishtinë apo jo, më mirë e dinë qytetarët. Dhe kanë hequr dorë nga këto beneficione tek këto ditë kur është bërë kjo temë”, është shprehur Kërçeli përmes një postimi në Facebook.

Më tej, ai thotë se listat e fundit të deputetëve për shpenzimet e derivateve nuk janë korrekte, sepse sipas tij, kjo dukuri nuk është trajtuar prej fillimit.

“Këto shpenzime të krijuara për deputetët e Republikës së Kosovës, nuk janë të paraqitura saktë dhe me korrektësi. Në listat e publikuara në publik disa deputetë u paraqiten si kampion të shpenzimeve të derivateve, pa u trajtuar kjo dukuri që nga fillimi i saj prej vitit 2011, por thjesht duke piketuar vetëm disa muaj nga 10 vitet e kaluara. Pra vetëm muajt nëntor dhjetor të vitit 2021”,

Në fund, Kërçeli u mor me këshilla për mediet, duke i porositur se kur një temë të jetë me interes atëherë lë të trajtohet nga zanafilla.

/GazetaSinjali/