image Këshilltari i Hotit - PDK-së: A thua nuk e dimë si e kalëruat vendin për 10 vite

Politikë

Këshilltari i Hotit – PDK-së: A thua nuk e dimë si e kalëruat vendin për 10 vite

news image

Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, ka reaguar pasi që Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media tha se Qeveria Hoti ka dështuar në të gjitha aspektet dhe nuk ka mbështetje legjitime qytetare për të qeverisur me vendin.

Kjo komunikatë e PDK-së, sipas Berishës, nuk ka asnjë fakt, asnjë vlerësim profesional e aq më pak alternativë qeverisje.

“Paskan bërë vlerësime e ndërtuar qëndrime mbi tituj gazetash e thashetheme bulivardeske sikur Kosova qenka mos më keq, a thua se nuk e dimë të gjithë bashkë si e kalëruan këta vendin për 10 vite të plota dhe në ç`lista e futën e ç`batërdi i lëshuan mbi kokë”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.

Këshilltari i Hotit “këshillon” PDK-në që të numërojë me listë të gjitha veprimet izolacioniste, të cilat thotë se kjo parti i ka ndërmarrë për të getoizuar Kosovën për aq kohë sa ka qenë në pushtet./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/visar.k.berisha/posts/10157950981523740