Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.
Takimi do të mbahet në orët e hershme të së martës, ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Ai është konfirmuar nga zyra e kryeministrit, në njoftimin për agjendën e Kurtit.
Pos kësaj, nesër në orën 13:00 do të mbahet edhe mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, Kurti ka kërkuar që BE-ja të mos përjashtohet nga dialogu Kosovë-Serbi. Ai këtë e kishte thënë edhe në foltoren e Kuvendit.
“BE dhe SHBA janë bashkë. Ata mund të kenë dallime, por dallime ka edhe brenda partive e lërë më tek ata që i ndanë një oqean”, kishte thënë ai. /Gazeta Sinjali/