image Këshilli Prokurorial pritet të shqyrtoj dorëheqjet e  prokurorëve serbë në veri

Politikë

Këshilli Prokurorial pritet të shqyrtoj dorëheqjet e  prokurorëve serbë në veri

news image

Pas dorëheqjes së 10 prokurorëve 20 zyrtarëve administrativ të komunitetit serbë në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Këshilli Prokurorial pritet të  shqyrtojnë, miratojnë apo refuzojnë dorëheqjet e prokurorëve serbë.

Pastaj nëse miratohen dorëheqjet e prokurorëve, lista i dërgohet Presidentës për lirim nga detyra.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Maloku, tha për Gazetën Sinjali, se kanë ofruar dorëheqjen 10 prokurorë të komunitetit serb dhe të stafit administrativ në PThM.

“Pritet se shpejti KPK-ja të thërret takim të jashtëzakonshëm, ku do të vendoset për këto dorëheqje të ofruara dhe hapat që do të merren”, tha Maloku.

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës sipas marrëveshjes së Brukselit ka 10 prokurorë e rreth 22 punonjës administrate nga komuniteti serbë.

Ky institucion përfshinë territorin e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.

Nga ana tjetër Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur të hënën, nuk i shqyrtoi dorëheqjet e gjyqtarëve dhe të punonjësve mbështetës, pasi që paraprakisht do të ketë raport vlerësimi nga autoritetet kompetente për përgjegjësinë e të gjitha subjekteve të përfshira në aktivitetet e fundit që ndërlidhen me situatën e krijuar.

Sipas marrëveshjes së Brukselit posti i kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë i takon komunitetit serb.

Derisa në këtë institucion ishin 25 gjyqtarë serbë nga 39 sa janë në tërë sistemin gjyqësor dhe rreth 200 staf administrativë zyrtarë.

/GazetaSinjali/