image Arrestohet ish-shoferi i drejtorit të Sekretariatit Këshillit Prokurorial të Kosovës

Drejtësi

Arrestohet ish-shoferi i drejtorit të Sekretariatit Këshillit Prokurorial të Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pasdite Ardian Krasniqin, ish-shoferin e drejtorit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie e ndihmës kryesve të veprës penale”.

Sinjali mëson se Krasniqi dyshohet se me veturë zyrtare të Këshillit Prokurorial e ka transportuar për në Shqipëri një person të shpallur në kërkim nga policia.

Këto burime bëjnë të ditur se pas intervistimit, Krasniqi është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqit.

Ndërkaq, ndaj asistentes së Krasniqit, Marigona Berishës, kjo gjykatë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak./Gazeta Sinjali/