image Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së insiston për postin e presidentit – Isa Mustafa tregon ofertën e padëgjuar për VV-në

Kosovë

Koalicion/ Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së insiston për postin e presidentit – Isa Mustafa tregon ofertën e padëgjuar për VV-në

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku ka treguar se LDK po insiston në qartësimin e të gjitha posteve gjatë katër viteve të ardhshme, duke përfshirë edhe atë të presidentit.

Mustafa në këtë konferencë për media, poashtu ka konfirmuar edhe ofertën që i kishte bërë VV-së, që LDK të merr vetëm 4 ministri, ndërsa VV 6.

“Ne kishim mbledhjen Këshillit të Përgjithshëm  ku i informova anëtarët, deputetët e zgjedhur, kryetarët e komunave të cilët nuk janë pjesë e kryesisë, lidhur me ecurinë e bisedimeve që i kemi pasur me LVV për koalicion të mundshëm me LDK-në”.

“Mund të ju them se LDK mbetet e përkushtuar që të vazhdojmë t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur koalicion për bashkëqeverisje me VV-në”, ka deklaruar Mustafa në këtë konferencë, raporton Gazeta sinjali.

Më tutje Mustafa në këtë konferencë për media ka thënë se VV dhe LDK nuk duhet të shihen si koalicion i rivalëve, por koalicion i sjell dobi shtetit të Kosovës.

“LDK insiston se këtë koalicion nuk duhet ta shoh askush si koalicion mes dy rivalëve, por si koalicion të duhur për t’i dhënë perspektiv shtetit ligjor të drejtës, dhe shtetit për të mirën e qytetarëve”.

“Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së VV-së për takimet e ardhshme dhe vlerësojmë se nëse do të ketë vullnet politik mirëbesim dhe çështja e koalicionit mund të arrihet. Parimi që Këshilli i Përgjithshëm mori sot është se duhet të përfshihen të gjitha pozitat që do të përballet ky koalicion brenda 4 viteve”.

“Kemi interes që koalicioni jonë të zgjatë për katër vite apo edhe 8 vite dhe në asnjë mënyrë të rrezikohet në momentin kur të vije koha e presidentit”, ka deklaruar Mustafa.

Më tutje kryetari i LDK-së ka thënë se nuk sheh asnjë pengesë për koalicionin mes LDK-së dhe VV-së.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me VV-në dhe nuk shoh asnjë pengesë që VV ta mbështesë atë pozitë për një kandidatë nga LDK të presidentit. Takimi i radhës do të jetë në momentin që na ftojnë dhe normalisht që jemi të gatshëm”, ka deklaruar Mustafa.

Më tutje Mustafa ka thënë se të shtunën i ka bërë një tjetër ofertë VV-së, që LDK duke përfshirë postin e presidentit, kryeparlamentarit t’i ketë edhe 4 ministri, ndërsa VV 6.

“Ne e kemi dhënë të shtunën një ide se si ta kapërcejmë këtë dhe nuk kam parë një përgjigje pozitive, duke u afruar ndonjë ministri atyre dhe neve të na takojë posti i presidentit. Në këtë mënyrë që LDK t’i ketë 4 ministri ndërsa VV6, por nuk kam pa ndonjë përgjigje pozitive të paktën aty për aty”.

“Ne nuk jemi përcaktuar as për ministra, as për kryeparlamentar, e as për president. Ne do t’i japim në momentin që Kurti duhet t’i prezantojë ato në Kuvend. Po ashtu do ta japim emrin me kohë edhe për kandidatin e presidentit”.

“Tani edhe VV na ka pyet për plan B dhe plani jonë tjetër është që të shkojmë në opozitë. Nëse e bëjmë koalicionin me VV-në e bëjmë dhe futemi në qeveri, nëse nuk e bëjmë shkojmë në opozitë për shkak se jemi të vendosur të mos pranojmë ndonjë marrëveshje tjetër”, ka deklaruar Mustafa./Gazeta Sinjali/.