Në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor, Astrit Hoti ka thënë se për zgjedhjet e gjashtë tetorit nuk kanë pasur kërkesë nga KQZ-ja që t`ia dërgojnë listën e personave të dënuar nga Gjykata, në mënyrë që të njëjtëve të iu ndalohet kandidimi në zgjedhje.
Hoti si përfaqësues i Këshillit Gjyqësor thotë se i kanë ofruar dosjet penale për këtë çështje, Gjykatës Kushtetuese po ashtu edhe Kuvendit.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bazë të kërkesës së KQZ-së gjithherë i ka thënë informacione këtij institucioni nëse kandidatët kanë dënime nga Gjykata, por në zgjedhjet e fundit nuk kemi pasur kërkesë që do t’i informonim si zgjedhjet e kaluara. KGJK ka qenë gjithherë informuese dhe gjithmonë i ka dhënë këto informata”, thotë ai.