Rritja e flokëve padyshim që është një proces i cili kërkon kohë, por për ti rritur pak më shpejtë se koha që ju prisni, ka disa gjëra që na këshillojnë ekspertët e flokëve, transmeton Gazeta Sinjali.
1. Bëni një konsultë me mjekun për trajtime të rritjes së flokëve, për të parë nëse ka një arsye shëndetësore për problemin.
2. Përdorni vajra për rritjen e flokut.
3. Provoni trajtime me kafeinë për të rritur flokët.
4. Përqendrohuni në kujdesin e skalpit për rritjen e flokëve.
5. Bëni prerje flokësh rregullisht te parukierja (1 herë në 6 muaj)
6. Konsumoni vitamina për shëndetin dhe/ose vitamina enkas për rritjen e flokëve.
7. Mos e lani flokun me shampo çdo ditë.
8. Shpëlani flokët me ujë të ftohtë.
9. Vendosni balsam në fundet e flokëve.
10. Provoni maska të bëra në shtëpi, vetëm ato të aprovuara nga mjekët.
11. Evitoni pajisjet e nxehta ose përdorini sa më pak.
12. Qëndroni larg dekoloruesve.
13. Krihini flokët butësisht.
14. Përdorni peshqirë të butë, mikrofibër.
15. Mos i kapni flokët shumë fort me llastik. Përdorni më shumë kapëse sesa llastik.
16. Provoni rregullisht ujin e orizit. /GazetaSinjali/