image Kërkoi pushim mjekësor, shefja e sheh në TV duke bërë tifo për Anglinë dhe e largon nga puna

Evropë

Kërkoi pushim mjekësor, shefja e sheh në TV duke bërë tifo për Anglinë dhe e largon nga puna

news image

Një grua mori leje nga shefja e saj duke pretenduar se ishte sëmurë, por në fakt ajo kishte shkuar për të parë ndeshjen Angli-Danimarkë që u zhvillua në Wembley të Londrës. Shefja e saj e pa atë në televizion dhe e largoi nga puna.

Nina Farooqi, 37 vjeç, mendonte se nuk kishte gjasa të merrte një ditë pushimi për të shkuar në stadium për shkak se ishte në punë, kështu ajo vendosi të merrte pushim mjekësor. Por, fatkeqësist fytyra e saj e pikturuar me ngjyrat e kombëtares u shfaq në ekranin e madh duke festuar golin e barazimit të Anglisë, gjë që i kushtoi me humbjen e vendit të punës.

Shefja e pa fotografinë të shfaqur në ekran ku Farooqi ishte ulur pas portës.

“Kjo është pasoja e asaj që unë bëra. Më erdhi keq se askush nuk dëshiron që të pushohet nga puna, por do më vinte keq gjithashtu nëse Anglia do humbte”, ka thënë 37 vjeçarja.

Ajo gjithashtu ka pohuar se prapë do të ishte e gatshme të bënte gjithçka.

Farooqi kishte menduar se nuk do të kishte gjasa që ajo të dallohej në një turmë prej 60,000 tifozësh.

Fitorja e së mërkurës ishte një arritje historike për Anglinë dhe i dha fund pritjes së tyre 55-vjeçare për t’u kualifikuar në një finale të madhe – duke vulosur vendin e tyre në finalen e së dielës, 11 korrik kundër Italisë, shkruan Daily Mail.

/GazetaSinjali/