image Kërkoi ndihmë për shkollim, kosovari merr nota maksimale në Oxford

Diasporë

Kërkoi ndihmë për shkollim, kosovari merr nota maksimale në Oxford

news image

Besfort Shala ka njoftuar se i ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Oxfordit, me notën më të lartë.

Bëhet fjalë për të riun kosovar që para një viti pat njoftuar se ishte pranuar nga ky universitet në Londër për t’i ndjekur studimet e magjistraturës, por që nuk kishte pasur mundësi t’i mbulonte shpenzimet.

Duket se ia ka arritur qëllimit, meqë sot, me anë të një postimi në Facebook ai deklaroi se e përfundoi misionin e tij me rezultat maksimal, përkatësisht klasifikimin Dictinction.

Shala po ashtu falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia mundësuan këtë rrugëtim.

May be an image of text

/GazetaSinjali/