image Vazhdon përplasja Vetëvendosje – Nisma, akuzave të Konjufcës u përgjigjet Shala

Kosovë

Zgjedhje/ Vazhdon përplasja Vetëvendosje – Nisma, akuzave të Konjufcës u përgjigjet Shala

news image

Kandidati i Nismës për deputet, Endrit Shala, ka reaguar ndaj një deklarate të Glauk Konjufcës, i cili thoshte se Nisma e kaloi pragun zgjedhor pas intervenimeve politike, ai nuk e kishte përjashtuar si mundësi edhe korrupsionin dhe paratë të kenë pasur rol.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Tregtisë në largim, Endrit Shala, i cili akuzat Konjufcën ia ka kthyer me akuza.

Ai ka thënë VV nuk ka lënë gurë pa lëvizur e sipas tij deri në kërcënimin e gjyqtarëve për “t’ia marrë mandatin Nismës”.

 “Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar ! E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë”, ka shkruar Shala./Gazeta Sinjali/