image Kërkohet paraburgimi i 19-vjeçarit që dyshohet se rrahu me shufër metalike 3 të mitur në Gjilan

Drejtësi

Kërkohet paraburgimi i 19-vjeçarit që dyshohet se rrahu me shufër metalike 3 të mitur në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e një 19-vjeçari (emër i njohur për redaksinë), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre të mitur, mbrëmë, në Gjilan.

Sinjali mëson se Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që atij t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Një burim nga policia i ka thënë Sinjalit se 19-vjeçari së bashku me disa persona të tjerë (të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia), dyshohet se u ka shkaktuar lëndime trupore tre të miturve, D.K., E.K. dhe V.K., (emra të njohur për redaksinë).

Sinjali mëson se ata fillimisht ishin fyer mes vete me fjalë ofenduese e më pas, 19-vjeçari dyshohet se i ka sulmuar fizikisht, duke i goditur me grushte në kokë dhe në trup.

Pastaj, me një shufër metalike, ai dyshohet se e ka goditur në pjesën e syrit të majtë të miturin D.K.

Për shkak të lëndimeve që ua ka shkaktuar, tre të miturit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit./Gazeta Sinjali/