image Kërkohet paraburgim për të riun me të kaluar kriminale që gjuajti me kallash në një lokal në Prizren

Siguri

Kërkohet paraburgim për të riun me të kaluar kriminale që gjuajti me kallash në një lokal në Prizren

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit, të riut që u ndalua për 48 orë pasi dyshohet për të shtëna me kallash në një lokal në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Prokurorisë, Fitore Mehmeti e cila ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar se Reshani ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Reshani ishte shpallur në kërkim nga 11 maji, kur dyshohet se me armë automatike ka shtënë disa herë në një lokal.

I ndaluari për këtë rast është emër i njohur për organet e drejtësisë me një të kaluar kriminale të konfirmuar nga Gjykata.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/