image Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen dhe plagosjen e policëve në Zhur

Kosovë

Drejtësi/ Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen dhe plagosjen e policëve në Zhur

news image

Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje për bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit Iran Badalli nën dyshimin për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, në fshatin Zhur. Si pasojë e një shpërthimi atje, mbrëmë është vrarë një polic dhe dy të tjerë janë plagosur bashkë me një fëmijë (nga familja e të dyshuarit).

Sami Thaqi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy zyrtarët tjerë policor Artur Masori dhe Jetmir Hasani si dhe fëmija  gjenden të shtrirë në spital nën përkujdesje intensive mjekësore por jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë, është arrestuar i dyshuari për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Gjatë ditës pritet që në Gjykatën Themelore në Prizren për të njëjtin të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.


“Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/