image Kërkohet paraburgim për rreshterin që u arrestua si i dyshuar për fajde

Drejtësi

Kërkohet paraburgim për rreshterin që u arrestua si i dyshuar për fajde

news image

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka arrestuar një rreshter të Policisë së Kosovës, i cili dyshohet për fajde dhe detyrim.

Gazeta Sinjali raportoi se rreshteri është Enver Dreshaj, të cilit edhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Kurse, sot prokurori i shtetit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30-ditësh.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, prokuroria ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për 18 të arrestuarit deri më tani, të cilët dyshohen për fajde.

Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për
grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë
për veprat penale të lartcekura, deri në ndriçimin e plotë të këtyre
çështjeve penale
“.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/