image Kërkohet paraburgim për pejanin që tentoi t’i dhunonte dy vajza në një grup personash

Kosovë

Kërkohet paraburgim për pejanin që tentoi t’i dhunonte dy vajza në një grup personash

news image

Burri me inicialet A.I, 50 vjeç, dyshohet se ka tentuar t’i dhunojë seksualisht dy vajza të komunitetit rom, njëra prej tyre e mitur.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, burri i komunitetit egjiptian me vendbanim në Vitomiricë të Pejës, kishte shkuar te babai i vajzave kinse për t’i punësuar ato si pastruese në shtëpinë e tij.

Kur vajzat kishin hyrë brenda i kishin parë edhe katër persona tjerë të gjinisë mashkullore. Vajzat janë ngacmuar me fjalë nga të dyshuarit si dhe ka pas tentim edhe për t’i dhunuar seksualisht, kështu kanë deklaruar viktimat në polici.

Për të dyshuarit Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, kështu tha zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, për Gazetën Sinjali.

Ndërsa nga Gjykata e Pejës thanë për Gazetën Sinjali se seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit do të mbahet sot. /Gazeta Sinjali/