image Kërkohet paraburgim për menaxherin e Taynës, dyshohet se ia theu hundën një personi - Sinjali

Kërkohet paraburgim për menaxherin e Taynës, dyshohet se ia theu hundën një personi

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për Rinor Hykollin, të dyshuarin e dytë për rrahjen në diskotekën “Stop”, në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, dyshohet se bashkë me Sh.Xh., i ndaluar më 22 korrik, në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje, i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

Për shkak të lëndimeve që ia kishin shkaktuar, L.B., ishte detyruar që të kërkonte tretman mjekësor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin