image Kërkohet paraburgim për 21-vjeçarin nga Prishtina që dyshohet për rrëmbim, fajde e shitje të drogës

Siguri

Kërkohet paraburgim për 21-vjeçarin nga Prishtina që dyshohet për rrëmbim, fajde e shitje të drogës

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një 21-vjeçar me inicialet A.O., i dyshuar për veprat penale “Rrëmbim”, “Fajde” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”. Ndaj të njëjtit, Prokuroria po kërkon paraburgim.

Prokuroria njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një sasi e substancës narkotike, para në vlerë mbi 12.000  (dymbëdhjetë mijë euro), të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të kryerjes së veprës penale, si dhe gjësende të tjera të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme penale.

I dyshuari, nga data 30 gusht ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/