image E inskenoi rrëmbimin e tij, Policia arreston një person në Drenas

Siguri

E inskenoi rrëmbimin e tij, Policia arreston një person në Drenas

news image

Një rast i pazakontë ka ndodhur dje rreth orës 19:40 në fshatin Nekoc të komunës së Drenasit, ku një nënë ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë rrëmbyer djalin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Me të marrë informacionin, Policia ishte vënë në lëvizje për të gjetur personin i cili tashmë ishte shpallur i zhdukur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, posa u gjet personi që po kërkohej, i njëjti u arrestua nën dyshimet se ka inskenuar gjithë ngjarjen.

I dyshuari më pas është dërguar në Stacion Policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/