image Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për veprën posedim dhe shitje të narkotikëve

Drejtësi

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për veprën posedim dhe shitje të narkotikëve

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar katër persona të cilëve iu janë konfiskuar 5  kilogramë e 571 gramë, substancë të dyshuar narkotike të llojit ”Marihuanë”.

Ndërkaq, sot kjo prokurori ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve me inicialet G.I., J.I., dhe Rr.Sh., pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria ka bërë të ditur se dje në fshatin Stubëll të Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes kanë poseduar substanca të cilat me ligj janë shpallur narkotikë.

Gjithashtu, dje me urdhëresë së Gjykatës nga ana e Policisë është bërë bastisja në shtëpitë e objektet përcjellësve të pandehurve, ku nga kjo ka rezultuar me gjetjen e 5 kilogramë e 571 gramë substancë e dyshuar narkotik e llojit marihuanë./GazetaSinjali/