image Kërkohet ndalimi i procedurës për 'rikthimin e virgjërisë' në Britaninë e Madhe

Botë

Operacionet/ Kërkohet ndalimi i procedurës për ‘rikthimin e virgjërisë’ në Britaninë e Madhe

news image

Operacioni për ‘rikthimin e virgjërisë’ është bërë fenomen për shoqërinë.

Aktivistët po i bëjnë thirrje qeverisë britanike që të ndalohet ky lloj operacioni.

Shumë gra myslimane rrezikojnë të dëbohen, ose në raste ekstreme të vriten, nëse bashkëshortët ose familjet e tyre zbulojnë se kanë bërë seks para martesës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Si zgjidhje të problemit të virgjërisë shumë vajza po e shohin të rrugës procedurën mjekësore në të cilën mjekët rivendosin një shtresë të membranës në hyrje të vaginës.

Por, ekzistojnë shqetësime se ndalimi do të shtonte rreziqet për gratë myslimane duke bërë që ato të drejtohen në klinika ilegale.

Udhëzimet nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor (GMC) deklarojnë se pëlqimi i një pacienti për t’ju nënshtruar një procedure duhet të vihet në dyshim nëse dyshohet se “është dhënë nën presion ose trysni të ushtruar nga një person tjetër”./ Gazeta Sinjali/