image Kërkesat e Rabiot konsiderohen të "çmendura" nga United, klubi anglez gati të heqë dorë nga francezi

Futboll

Kërkesat e Rabiot konsiderohen të “çmendura” nga United, klubi anglez gati të heqë dorë nga francezi

news image

Manchester United është gati që të heqë dorë nga transferimi i Adrien Rabiot.

Man United dhe Juventus kanë arritur marrëveshje totale ditë më parë për rreth 17 milionë euro.

Sidoqoftë, marrëveshja ka ngecur mes klubit anglez dhe lojtarit, për shkak të kërkesave të larta rreth pagës së francezit.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, kërkesat për paga të Adrien Rabiot konsiderohen të “çmendura” nga Man United.

Sipas Romanos, diskutimet mund të vazhdojnë vetëm në rast se Rabiot ndryshon mendje, pasi Man Utd nuk do të ndryshojë ofertën për pagën e bërë për Rabiot.

Bordi tashmë po eksploron opsione të tjera.

/GazetaSinjaliSport/