image Kërkesat e larta për ndërtim, kaq ka shkuar çmimi për metër katror për një banesë në Tiranë

Shqipëri

Kërkesat e larta për ndërtim, kaq ka shkuar çmimi për metër katror për një banesë në Tiranë

news image

Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve, ka dhënë detaje rreth rritjes së çmimit të referencës për banesat në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, e cila do të shoqërohet me një rritje të çmimeve në tregun imobiliar.

Hebovija theksoi se rritja e kësaj takse do të bëjë që çmimet e apartamenteve në Tiranë të rriten me 150-300 euro për metër katror.

“150-300 euro do të rriten çmimet e banesave për metër katror. Nuk e kemi rritur ne e kanë rritur çmimet e refeencës. Do paguhet ajo shifër, do t’i paguhet bashkisë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. S’e s’ka logjik tregu që t’i ndërton, investon dhe më pas humbet”, tha Hebovija.

Hebovija nënvizoi se vendimi i qeverisë për të rritur çmimet e referencës për banesat ka ardhur pas kërkesës së lartë që ka për ndërtim.

Sipas tij bashkia dhe qeveria kërkojnë të marrin sa më shumë taksa duke para paratë që po hidhen në këtë industri, por në këtë formë ata dëmtojnë konsumatorët por dhe vetë ndërtuesit.

“Duke pasur parasysh kërkesat e larta për ndërtime qeveria dhe bashkia mendojnë se këtu ka para sepse është një ndërtesë që e ke atje, nuk ke ku e transferon, pasi nuk mund ta transferosh në një vend tjetër me taksa të ulëta, është në kryeqytet dheqeveria do t’i marrë maksimumin. Kjo nuk është një zgjidhje e drejtë kapitaliste, por është një marrëveshje për t’ia marrë frymën sa më shumë biznesit. Kur nuk mund të jetë ky biznes do gjejnë një biznes tjetër për t’ia marrë frymën. Ajo që është më e dukshme për të marrë taksat është industria e ndërtimit pasi është aty dhe është e dukshme”, tha ai për Euronews.

Detaje dha edhe agjentja imobiliare, Juliana Nela, e cila njoftoi se çmimet në Tiranë variojnë nga 1200 në 1300 euro për metër katror, por problemi është se të gjithë pretendojnë ta kenë shtëpinë në zonën më të shtrenjtë.

“Çmimet mesatare në Tiranë janë nga 1200 në 1300 për metër katror, unë nuk e kam shtëpinë në Bllok. Kam biznes prej shumë vitesh e nuk pretendoj ta kem shtëpinë në Bllok. Blloku është për një kategori të caktuar”, tha Juliana Nela.

/GazetaSinjali/