image Kërkesa e Lajçakut për përgatitjet për Asociacion, Kurti thotë se është gati për takimin në Bruksel

Politikë

Kërkesa e Lajçakut për përgatitjet për Asociacion, Kurti thotë se është gati për takimin në Bruksel

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, më 2 maj.

Ai nënvizoi nevojën që marrëveshja bazë me Serbinë, por edhe aneksi i zbatimit të zbatohen pa vonesa dhe në plotni.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë, të cilat organizohen me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel si zakonisht, me ç’rast duhet të diskutohet se si edhe marrëveshja Brukselit dhe aneksi i zbatimit nga Ohri që është pjesë integrale do të zbatohen pa vonesa dhe pa plotni”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet e djeshme në katër komunat veriore, Kurti tha se fushata e egër e shantazhit dhe kërcënimit të Beogradit ndikoi në daljen e ulët në votime të qytetarëve në veri.

Megjithatë, Kurti ua uroi fitoren kandidatëve për kryetar të komunave veriore, derisa tha se pret konsolidimin e shpejtë të institucioneve komunale atje. 

Në anën tjetër, Kurti theksoi se nuk është penduar që është kryeministër, derisa u pyet nëse është pishman që e ka këtë pozitë dhe jo atë të kryeprokurorit, duke iu referuar kritikave të Kurtit për sistemin e drejtësisë.

Këto komente Kurti i bëri pas pjesëmarrjes në nënshkrimin e disa marrëveshjeve  të mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Iowa-s dhe disa universiteteve publike në Kosovë për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.

Emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e 2 majit do të shqyrtohet edhe çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me ç’rast iu ka kërkuar palëve që të shkojnë në Bruksel të përgatitur.

/GazetaSinjali/