image Kërcet grushti në lokalin ‘Bar Pausa’ në Pejë, dy persona përfundojnë në prangat e Policisë

Siguri

Kërcet grushti në lokalin ‘Bar Pausa’ në Pejë, dy persona përfundojnë në prangat e Policisë

news image

Përleshjet në lokale të ndryshme në qytetet e Kosovës, të cilat veprojnë edhe pas mesnate janë bërë mjaft të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eskalojnë edhe në sulme brutale, ku për pasojë nevojitet intervenimi i Policisë. Kështu ka ndodhur edhe sonte në një lokal në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, rasti ka ndodhur në lokalin “Bar Pausa” në rrugën “Bill Clinton” dhe janë përfshirë dy persona, njëri prej të cilëve tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Për motive ende të panjohura, ata janë rrahur mes vete dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit janë G.Sh. dhe M.S., të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin, pasi fillimisht i dyshuari i dytë sulmoi të dyshuarin tjetër.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhë Policia, ku janë kryer ekaminimet e nevojshme, teksa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetri është lënë i lirë.

/GazetaSinjali/