Një incident ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në objektin e Fakultetit të Edukimit në qytetin e Gjakovës, ku një profesor dyshohet se ka sulmuar fizikisht referentin, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në zyrën e referentit, ku kishte shkuar profesori i cili dyshohet se u përfshi në rast si i dyshuar.
I dyshuari (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka eskaluar ne sulm fizik ndaj viktimës, të cilit me anë të goditjeve i ka shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve të marra, 54-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.