Një zyrtar policor është kërcënuar përmes telefonit nga një person dje në Skenderaj, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari e kishte kanosur policin pasi ia konfiskoi veturën djalit të tij.
Sinjali mëson se i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe është hapur rasti si “kanosje”.