image Kërcënojnë policin brenda stacionit policor në Vushtrri, arrestohen tre persona

Siguri

Kërcënojnë policin brenda stacionit policor në Vushtrri, arrestohen tre persona

news image

Tre persona në Vushtrri dyshohen për kanosje ndaj personit zyrtar si dhe për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë në Vushtrri kanë bërë të ditur se tre meshkuj kanë shkuar në stacionin policor për tu konsultuar në lidhje me një kundërvajtje, mirëpo gjatë bisedës ata kanë kërcënuar zyrtarin policor. Të dyshuarit më pas kanë ikur nga stacioni me veturë, mirëpo prapë janë ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Këto burime kanë thënë për Gazetën Sinjali se tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një sprej OC, i cili është konfiskuar.

Gazeta Sinjali merr vesh se krejt në fund të dyshuarit janë liruar.

/Gazeta Sinjali/