Në rrugën Driton Zeneli, në Gjakovë, mbrëmë rreth orës 23:30, është arrestuar një person, për shkak se i njëjti dyshohet se me telefon e ka kontaktuar policinë dhe e ka kanosur, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari e kishte kanosur policinë duke iu thënë se nëse nuk bëjnë ndonjë zgjidhje për xhaminë, e cila pronës së tij po i shkaktonte dëm, ai do të ia vendosë tritolin xhamisë.
Sipas sinjalizuesit, i dyshuari pretendon se xhamia është ndërtuar mbi kanalin e ujërave të zeza dhe si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut në bodrumin e shtëpisë së tij kishte hyrë uji.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.