Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla në Kosovë. E një rast i tillë është raportuar të mërkurën në qytetin e Prizrenit.
Një person është arrestuar dje, pasi që dyshohet se ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë nënës së tij viktimës femër kosovare.”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.