Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Zafir Berisha, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda Policisë së Kosovës se ai është kërcënuar nga një person i gjinisë mashkullore dje rreth orës 12:54 dhe rastin e ka raportuar në polici.
“Prizren 25.11.2020-12:54. Ankuesi mashkull kosovar është kanosur përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/