image Kërcënohet Televizioni publik i Kosovës, policia e rrethon objektin

Siguri

Kërcënohet Televizioni publik i Kosovës, policia e rrethon objektin

news image

Pasditën e sotme rreth orës 19:05, Radio Televizioni i Kosovës ka pranuar kërcënime nga persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente policore.

“Policia ka pranuar sonte më 04.9.2020 rreth orës 19:05 një informatë se janë regjistruar thirrje telefonike kërcënuese ndaj objektit medial të potencuar nga ju.

Menjëherë njësitet kompetente policore kanë ndermarrë veprimet e nevojshme profesionale për të trajtuar informatat e tilla dhe janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe fakteve që ndërlidhen me këtë raportim”, tha Hoxha./Gazeta Sinjali/