image Kërcënohet një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës

Siguri

Kërcënohet një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës

news image

Kërcënimet ndaj personave zyrtarë raportohen në vazhdimësi. Së fundmi, një e tillë është raportuar të ketë ndodhur ndaj një zyrtari të lartë të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson prej burimeve se ai është kërcënuar dje në orën 18:48 përmes telefonit.

I njëjti ka raportuar se derisa ishte në banesën e tij, ishte kanosur përmes telefonit nga një person i panjohur, dhe siç mëson Sinjali, ai i kishte thënë se, po që se nuk ia sjellë disa para, do ta privonte nga jeta bashkëshorten e tij.

Për këtë rast është informuar edhe Prokurori i Shtetit. /GazetaSinjali/