Një person është shoqëruar në polici pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një polic në Deçan, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 8:30 në rrugën Luan Haradinaj.
“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti, ka kanosur zyrtari policor viktimën mashkull K”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/