image Kërcënohet një person zyrtar në Prizren për shkak të disa pronave

Siguri

Kërcënohet një person zyrtar në Prizren për shkak të disa pronave

news image

Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar përmes telefonit nga dy persona të dyshuar në lidhje me disa prona të cilët i kanë pasur te zona industriale në Prizren.

Të njëjtit, siç ka mësuar Sinjali, gjenden me qëndrim të përkohshëm në Itali dhe Policia e ka pasur të pamundur kontaktin me ta.  /Gazeta Sinjali/