image Kërcënohet një avokate në Prishtinë nga klienti i saj

Siguri

Kërcënohet një avokate në Prishtinë nga klienti i saj

news image

Në rrugën “Enver Maloku” në kryeqytet është kërcënuar një avokate, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se avokatja që është e regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës, ka pranuar një kanosje përmes rrjeteve sociale, nga një person që gjendet jashtë shtetit, më konkretisht, klient i saj.

Sipas burimeve, motivi është një kontest pronësor për të cilin i dyshuari e kishte angazhuar avokaten ta përfaqësojë në gjykatë. /Gazeta Sinjali/