Një banor i fshatit Topliqan të Lipjanit ka raportuar në polici se është kanosur me armë zjarri nga një person mesditën e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.
Pas denoncimit të banorit, prokurori ka urdhëruar që të kryhet një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
Mirëpo, policia njofton se aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse i dyshuari është arrestuar apo nëse i njëjti ndodhet në arrati./Gazeta Sinjali/