image Kërcënohet me jetë Gazmend Muhaxheri dhe familja e tij, Policia në kërkim të kërcënuesve

Kosovë

Kërcënohet me jetë Gazmend Muhaxheri dhe familja e tij, Policia në kërkim të kërcënuesve

news image

Gazeta Sinjali mëson se më datë 14 nëntor 2020, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është kërcënuar nga dy profile të panjohura në rrjetin social Facebook.

Sipas burimeve të afërta me kryetarin, kërcënimet ishin drejtuar karshi tij dhe familjes së tij.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës, i cili e ka konfirmuar rastin, duke shtuar se hetuesit rajonalë janë duke proceduar me hetimet për këtë rast.

“Deri më tani hetuesit rajonalë nuk kanë mundur që të lokalizojnë IP adresat e të dyshuarve dhe rrjedhimisht nuk ka ndonjë të arrestuar”.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Komunës së Pejës, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

/GazetaSinjali/