image Kërcënohen me armë dy zyrtarë në Vushtrri

Siguri

Kërcënohen me armë dy zyrtarë në Vushtrri

news image

Dy zyrtarë të agjensionit kosovar për krahasimin dhe verifikimin e pronave janë kanosur me armë zjarri.

Siç njofton policia rasti ka ndodhur në Vushtrri, dhe se i dyshuari është arrestuar, të njëjtit i është kontrolluar shtëpia por nuk i janë gjetur prova materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesit meshkuj zyrtarë të agjensionit kosovar për krahasimin dhe verifikimin e pronave, ka informuar se i dyshuari mashkull nën kërcënimin e armës së zjarrit, i ka penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/